Festa e ndarjes së dhuratve për fëmijë dhe të rinj, anëtarë të shoqatës “Fëmijët e Malit të Zi”, u organizua me 23 dhjetor të viti 2022.
Kjo përndryshe ishte edhe festa surprizë sepse fëmijët dhe të rinjtë si dhe familjet e tyre kishin rastin që të shoqërohen me marinsat nga Amerika të cilët për nevoja të shoqatës organizuan mbledhjen e lodrave dhe materialeve didaktike që dë to mund të shfrytëzohet për nevojat e shoqatës.
Atmosfera u ndez edhe më shumë kur pamë dritat rotuese të ndihmës së parë në oborrin e shoqatës. Atherë na u bashkangjitën edhe punonjësit e ndihmls së parë në Tuz, mjeku dhe punonjësit e tjerë infermier të cilit kishin blerë dhurata për fëmijët tanë, pak janë shoqëru e pak kanë lujatur futboll të
vogël.
Përveç Marinsave Amerikan dhe të punësuarit në ndihmën e parë në Tuz, dhurata të tjera për fëmijët tanë u siguruan edhe nga Esmin Beqoviq, Leon Pllumaj (Leo’s Beauty Lounge), Rotari Club Ulqin, Besa Nikaj dhe Komuna e Tuzi.