Foto Konkursi "Siguria e personave me aftësi të kufizuara në trafik"
Qytetarët e Tuzit kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs duke dërguar një foto.
Në foto mund të shihen shembuj të caktuar të paaksesueshmërisë, gjegjësisht aksesueshmërisë qoftë të mjeteve të transportit apo shërbimeve të tjera në trafik, hapësirave publike, hapësirave publike ku lëvizin personat me aftësi të kufizuara, apo mjeteve të komunikimit dhe informacionit në fushën e trafikut.
Fotografitë gjithashtu mund të përcjellin përvoja personale. Fotot me të cilat qytetarët do të mund të aplikojnë duhet të përmbajnë disa nga elementët e pa aksesueshmërisë ose aksesueshmërisë (vijë paralajmëruese për një person me dëmtim të shikimit, vend parkimi i shënuar për një person me aftësi të kufizuara, rampa për përdoruesit e karrigave me rrota, vendparkimi për persona me aftësi të kufizuara që është i rrethuar prandaj është i paarritshëm etj.).
Kandidatët e interesuar që dërgojnë fotot e tyre në emailin më poshtë duhet të shkruajnë emrin dhe mbiemrin, vendbanimin, vendin dhe datën kur është bërë fotografia, si dhe numrin e telefonit. Sa i përket numrit të fotove të dërguara nga një kandidat, nuk ka kufi!
Anëtarët e komisionit nuk do të marrin në konsideratë fotot e datave më të vjetra dhe me të cilat kanë konkurruar diku më parë.
Për tre vendet e para do të sigurohen çmime të rëndësishme.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konkurs duhet të dërgojnë një foto apo më shumë foto në email adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri të premten, datë 30 shtator 2022, me shënimin "Foto konkursi-Siguria e personave me aftësi të kufizuara në trafik ".
Konkursi për dërgimin e fotove është pjesë e projektit “Siguria e personave me aftësi të kufizuara në trafik”, i cili implementohet nga OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” me mbështetjen financiare të Ministrisë së Investimeve Kapitale si pjesë e konkursit për OJQ-të në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara në trafik.