Back to Top

Home

1-za-slajd.jpg
8-za-slajd.jpg
2-za-slajd.jpg
3-za-slajd.jpg
4-za-slajd.jpg
5-za-slajd.jpg
6-za-slajd.jpg
7-za-slajd.jpg
previous arrow
next arrow

Mirë se vini në web faqen e shoqatës “Fëmijët e Malit të Zi”

Të nderuar vizitorë, organizata jonë mbron interesat e fëmijëve dhe merret me mirëqenien e tyre. Në punën tonë aplikojmë modele të praktikës së mirë në fushën e përfshirjes sociale, kërkimit shkencor dhe profesional, lidhjes së institucioneve, si dhe merremi me punë të drejtpërdrejtë me fëmijët, prindërit, kujdestarët dhe mësuesit e tyre, me qëllim përmirësimi të jetës shoqërore dhe realizimin e të drejtat të fëmijëve. Ne fokusohemi veçanërisht te fëmijët e margjinalizuar, fëmijët me nevoja të veçanta arsimore dhe fëmijët në rrezik në Mal të Zi.

Lajmet

Kush jemi ne

OJQ "Djea Crne Gore" ("Fëmijët e Malit të Zi") është themeluar në fund të vitit 2009. Themeluesit janë ish-punonjës të organizatës ndërkombëtare humanitare "Save the Children UK". Me mbylljen e asaj organizate ata ndjenë nevojën për të vazhduar punën e tyre sepse kanë përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e projekteve, kryerjen e trajnimeve të ndryshme, përfaqësimin publik etj.

Ne jemi një organizatë jopartiake, joqeveritare dhe jofitimprurëse që merret me përfshirjen sociale, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për fëmijët e margjinalizuar, fëmijët me nevoja të veçanta arsimore dhe fëmijët në rrezik. Shoqata punon për të krijuar një bashkëpunim më të mirë ndërmjet sektorëve qeveritarë dhe joqeveritar që kanë të bëjnë me përfshirjen sociale. Fushat e veprimtarisë së shoqatës janë: mbrojtja e fëmijëve dhe arsimi gjithëpërfshirës.

 

Kujtimet

 

Qëllimet

Vizioni ynë është një Mal i Zi që respekton të drejtat e fëmijëve, investon në jetët e të rinjve dhe sensibilizon fëmijët në rrezik. Misioni është ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet ndihmës dhe mbështetjes profesionale. Drejtpërdrejt tek fëmijët ose institucioni shtetëror ku ata jetojnë ose studiojnë. Për të krijuar mundësi dhe potencial më të madh që fëmija të zhvillohet në përputhje me aftësitë dhe mundësitë dhe të pranohet nga bashkëmoshatarët dhe mjedisi pa paragjykime dhe dallime.